Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh të pakta. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore në orët e drekës. Më pas në këtë zonë në mbrëmje dhe gjatë natës, reshjet intensifikohen dhe marrin karakter shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe prekin të gjithë vendin.
Era do të fryjë Juglindje-Jug.1-10 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën e Alpeve në orët e mesditës dhe në mbrëmje erë me rrahje deri në 25 m/s. Valëzimi i forcës 2-3.