Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Pas mesdite reshjet do të ndërpriten në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në Veri dhe Verilindje deri në mesditë dhe më pas pasdite në pjesën juglindore.
Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa parashikohen ngrica në zonat malore.
Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 në detet Adriatik e Jon. Pasdite era pritet të kthehet nga Veriperëndimi.