Moti për ditën e martë, 27 nëntor 2018!

Moti

27mtnt
Vijon moti i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat mbeten në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në Qendër. Në verilindje të territorit priten reshje dëbore. Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike me vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku më të dendura do të jenë në jug dhe juglindje të territorit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3 në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.