Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje në territor.
Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të kemi përmirësim të lehtë dhe gradual të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndim duke krijuar dallgëzim 6 ballë.