Moti për ditën e martë, 25 gusht 2020

Moti

Vendi ynë do të ndikohet nga mot me kthjellime dhe në mesditë vranësirat do të vijnë në shtim dhe do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra në formën e stuhive, breshërit dhe rrebesheve.

Lagështia në ajër dhe temperaturat e larta do të krijojnë ndjesinë e zagushisë. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.