Moti për ditën e martë, 24 nëntor 2020

Moti

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmofserik me qendër kryesore të pozicionuar në gadishullin Apenin e cila po kushtëzon mot me rreshje të lehta shiu në vendin tonë.

Moti do të jetë me vranësira të shoqëruara me rreshje shiu në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/12°C
Zonat e ulëta 8/18°C
Zonat bregdetare 12/19°C