Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë shqipërinë deri në orët e pasdites kur në
verilindje dhe juglindje shfaqen vranësira kalimtare por pa shi. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C deri në 37°C maksimumi.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.