Vijojnë vranësirat dhe shirat në të gjithë vendin më të dendura në veri dhe zonat Juglindore të Shqipërisë. Por reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje të territorit. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në zonat veriperëndimore, ndërsa reshje dëbore në zonat verilindore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 deri 21 °C. Era do fryjë mesatare ne toke dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4-5 ballë.