Moti për ditën e martë, 2 korrik 2019!

Moti

Evropa Veriore dhe lindore vijojnë në ndikimin e vranësirave dhe shirave. Përsa i përket Evropës Qendrore dhe Jugperëndimore fillon të tërhiqet vala e të nxehtit afrikan duke i ri-thyer këto rajone në kushte normale të motit. Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta deri në orët e pasdites, kur në zonat malore, kryesisht veri-verilindje të Shqipërisë do të ketë kalime vranësirash të lehta. Edhe orët e natës do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 37°C.