Moti për ditën e martë, 16 qershor 2020

Moti

Vendi ynë vijon të ndikohet nga masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut me temperatura të larta ndërsa moti është i kthjellët në të gjithë territorin.

Moti do të vijoj të jetë i kthjellët, por në orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim të vranësirave mesatare dhe në relievet kodrinore dhe ato malore në kohë afatshkurtër deri dhe të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe pranë zonave kodrinore dhe malore në kohë afatshkurtër me intensitet mesatar shoqëruar edhe me breshër.

Vija bregdetare do të ketë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë kryesisht e qetë me drejtim Juglindje – Veriperëndim dhe shpejtësi 1-5 m/s ndërsa në orët e mesditës pranë bregdetit hera-herës fiton intensitet deri në 8-10 m/s. Sa i përket temperaturave ato në vlerat e mesditës pritet të pësojnë një rënie prej 3-5°C ndërsa ato në vlerat minimale nuk pritet të kenë luhatje të ndjeshme.