Moti do të nisë i kthjellët përgjatë ultësirës perëndimore si dhe me vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore të dobta.
Më pas duke nisur nga orët e mesditës, parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 1-15m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës1 deri 3 ballë.