Moti për ditën e martë, 15 qershor 2021

Moti

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe afatshkurtra.

Parashikohet reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht në relievet kodrinore-malore, reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim 1-10m/sek, kryesisht në bregdet në orët e mesditës deri në pasdite. Valëzimi i forcës 0-1 ballë.