Parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Prej orëve të mesditës, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike. Breshër parashikohet i izoluar.
Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3.