Moti për ditën e martë, 13 prill 2021

Moti

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri në mesatare ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites hera herës deri të dendura.

Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në lindje të territorit do të ketë reshje shiu të dobta dhe lokale në formën e pikave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8m/s. Përgjatë bregdetit era do të fryjë e vrullshme hera herës 20m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.