Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së martë vranësirat do të jenë të dendura në pjesën e parë të ditës. Më pas edhe intervale kthjellimi. Përgjatë maleve do të kete reshje të dobëta bore dhe në pjesën tjetër të vendit reshje lokale shiu. Parashikohen ngrica në zonat malore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga kuadrati i Verilindjes – Veriperendimit e lehtë dhe mesatare në
brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë.