Moti për ditën e hënë, 9 mars 2020

Moti

Moti për ditën e nesërme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura të përqëndruara në pjesën Veriperëndimore të vendit.

Do të ketë reshje shiu në veriperëndim, fillimisht me intensitet të dobët, e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 20 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-1.5 metra.