Moti parashikohet kryesisht i vranët deri pasdite.
Parashikohen reshjet shiu të herëpashershme e lokalisht të të vazhdueshme që prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore të verilindjes në orët e para të 24-orëshit deri në lartësitë mbi 800 metër, parashikohen reshje bore. Me kalimin e orëve ,reshjet e dëborës do të ndërpriten.
Era do të fryjë me drejtim juglindje e prej pasdites kthen nga veriperëndimi, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3-4 ballë.