Moti për ditën e hënë, 8 gusht 2022

Moti

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën juglindore dhe lindore të vendit. Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe verilindje reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.