Moti për ditën e hënë, 7 shkurt 2022

Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare, të cilat vijnë në shtim deri në të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore dhe bregdetare në orët e mbrëmjes. Mjegulla e dendur do të bëhet prezente në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do ketë rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-18 m/s. Në det të hapur era do jetë tepër intensive deri ne 22-27 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 2.8-3.5 metër.