Moti për ditën e hënë, 5 tetor 2020

Moti

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.

Prej orëve të mesditës vranësirat në relievet kodrinore dhe malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta. Reshjet do të jenë në kohë afatshkurtër në formë shtrëngatash.

Në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës dhe atë të jugut reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Juglindje me shpejtësi deri 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë.