Moti për ditën e hënë, 4 tetor 2021

Moti

Moti parashikohet  deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime.

Pas orëve të mesditës mot i kthjellët e vranësira kalimtare dhe vranësira të dendura të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-8m/sek ere me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri ne 15m/sek. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë me lartësi vale 1.0 deri 2.2 metër.