Moti për ditën e hënë, 31 gusht 2020

Moti

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash mesatare, lokalisht të dendura kalimtare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në lindje të territorit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me rrufe në qarqet Vlorë dhe Peshkopi.

Mjegullinë përgjatë bregdetit.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.