Moti për ditën e hënë, 3 gusht 2020

Moti

Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Në mesditë e pasdite përgjatë maleve do të ketë zhvillim vranësirash duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 12 m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.