Ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.Në lartësitë mbi 300 metër në verilindje dhe mbi 700 metër në juglindje do ketë reshje dëbore.
Në Alpe do ketë stuhi bore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do jetë hera -herës e vrullshme deri në 15-18m/sek.