Moti për ditën e hënë, 25 tetor 2021

Moti

Moti nesër parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Duke u nisur që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët , në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar deri të lartë në formë shtrëngatash shoqëruar me stuhi.

Gjatë mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.