Moti për ditën e hënë, 24 janar 2022

Moti

Moti ditën e hënë parashikohet kryesisht i vranët e paradite me intervale të shkurtra kthjellimi në zonat e ulëta.

Në orët e para të ditës, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veri dhe në jug vendit. Më tej, në mesditë intensiteti i reshjeve ulët.

Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve në të gjithë vendin.

Në zonat malore mbi 1000 m parashikohen reshje borë me intensitet mesatar e afër mesnatës, borë e dendur në këto zona.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug 2-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do të ketë erë tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 18-20m/s. Valëzim i forcës 5-6 ballë me lartësi vale 1.7-3.5m. Forca e detit rritet duke nisur nga orët e pasdites.