Moti për ditën e hënë, 24 gusht 2020

Moti

Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë vranësirat do të vijnë në shtim e do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore parashikohen reshje shiu afatshkurtra në formën e stuhive, breshërit dhe rrebesheve.

Lagështia në ajër dhe temperaturat e larta do të krijojnë ndjesinë e zagushisë.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.