Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët vetëm përgjatë zonës së jugperëndimit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Verilindje 1-10m/sek, dhe prej orëve të pasdites fiton itensitet deri në 20-25 m/s duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-5 ballë.