Ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Duke nisur nga orët e pasdites në zonën e jugut dhe atë të qendrës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht në formë shtrëngatash afatshkurtër. Mjegull e dendur e mjegullinë përgjatë zonave luginore. Era, do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë deri ne 8m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
