Moti për ditën e hënë, 2 nëntor 2020

Moti

Moti do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Mot i vranët do të jetë në të gjithë territorin. Në Veriperëndim dhe Jugperëndim do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të izoluara në formë pikash apo vese shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 5-30m/s. Erë intensive me rrahje dhe tufan përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit. Valëzimi në dete i forcës 6 -7 ballë.