Moti ditën e nesërme nis i kthjellët e gjatë ditës vranësira shtresore në të gjithë vendin. Borë e dobët në Alpe e lokalisht në verilindje. Mjegull e dendur nëpër lugina. Ngrica të forta në akset rrugore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje deri në 18-22m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.