Vendi ynë do të mbetet në ndikim të frontit të ftohtë atmosferik.
Në orët e para të 24 orëshit do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje. Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15 m/s. Përgjatë vijës bregdetare do ketë erë intensive 20/sek. Stuhi ere. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 ballë.