Moti për ditën e hënë, 13 korrik 2020

Moti

Moti parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë dhe pasdite deri në të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet në mesditë deri në pasdite përgjatë relieveve malore. Më pas në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë, ndërsa në bregdet në formë shtrëngatash, pjesërisht stuhi.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15 m/s.

Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë.