Dita e hënë datë 19 Gusht moti do të mbetet i paqëndrueshëm, pjesa e parë e ditës do të jetë me diell ndërsa gjatë pjesës se dytë të ditës vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore dhe zonën qëndore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Lindje (E) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
