Moti për ditën e hënë, 1 mars 2021

Moti

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në orët e pasdites dhe më pas shtim vranësirash të dendura në të gjithë territorin.

Prej orëve të pasdites në veriperëndim, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në jugperëndim me intensitet të ulët.

Prej orëve të vona të mbrëmjes e mesnatë reshjet e shiut përfshijnë gati të gjithë vendin, ndërsa në veriperëndim në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe, parashikohen reshje të izoluara bore. Mjegull dhe mjegullinë e dendur
parashikohet në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Era do të mbizotërojë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-15m/s, me forcim dhe intensitet pasdite deri në 25-30m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 6-7 ballë.