Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës në të gjithë territorin.
Në mesditë e pasdite do të kemi shtim gradual të vranësirave, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në zonat malore në Veri-Verilindje vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 7 m/sek dhe në bregdet deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.