Orët e para të ditës janë dominuar nga mot me vranësira të dendura, duke gjeneruar reshje dëbore në zonat malore dhe shiu në zonat e ulëta e bregdet. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjat kushte atmosferike me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimumi deri në 13°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.