Moti parashikohet i kthjellët, i cili do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të
territorit. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1 deri 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.