Moti i kthjellët dhe vranësira të lehta dominojnë në bregdet dhe zonat e ulëta. Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore gjatë mëngjesit. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15 °C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.