Moti për ditën e enjte, 7 korrik 2022

Moti

Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.

Parashikohet që reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës. Në bregdetin jugperëndimor reshjet e shiut do të jenë më intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi deri në 18m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 3-4 ballë.