Moti për ditën e enjte, 6 Shkurt 2020

Moti

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin; më të shpeshta në zonat Veriore dhe Qendrore. Në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme mbetet vendi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave do të variojnë nga -3 në 16°C.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.