Do të mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të lehta prezente në të gjithë territorin. Më të dukshme, vranësirat paraqiten në zonat Jugore- Juglindore. Pasditja dhe nata vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa rrezikuar shira. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, ku mëngjesi do të shënojë -4°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ngjisë termometrin 18°C në bregdet. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 ballë.