Moti për ditën e enjte, 4 mars 2021

Moti

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të
herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më pas duke nisur nga orët e mesditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të dobta dhe lokale.

Mjegull / mjegullinë, për shkak të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje –
veriperëndim 1-10m/s, duke bërë që deti të jetë i forcës 0-1 ballë.