Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të ngrohta, të cilat do sjellin dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.
Ndërsa në orët në vijim pritet të ketë vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.