Moti për ditën e enjte, 30 Janar 2020

Moti

Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me vranësira të dendura në pjesën e parë të ditës në të gjithë vendin. Më pas do të kemi edhe intervale kthjellimi.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën bregdetare Veriperëndimore dhe Jugperëndimore reshjet lokalisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në orët e para të ditës.

Në Alpe e në zonat e thella Verilindore-Juglindore, parashikohen reshje bore në intensitet të dobët.

Era do të fryjë Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek .

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3.