Moti parashikohet me kthjellime dhe më pas me shtim vranësirash mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
Prej mesditës deri pasdite vonë parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebesh, breshër e rrufe në relievet malore dhe ato kodrinore të vendit. Mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit mesatare deri në 10-12 m/sek, duke sjellë valëzim të forcës 1-2 ballë.