Moti për ditën e enjte, 3 dhjetor 2020

Moti

Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriore.

Moti do të jetë me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonat kodrinore-malore të verilindjes në orët e mesditës reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje 1-15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.