Moti nesër parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Kthjellime parashikohen në pjesën e dytë të ditës. Që në orët e para të 24 orëshit do ketë prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, në pasdite në bregdetin jugperëndimor në formë shtrëngate.
Mjegull/mjegullinë nëpër lugina në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 1-10m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës fiton shpejtësi dhe intensitet deri në 18-20m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.