Moti për ditën e enjte, 27 qershor 2019!

Moti

Orët e para të ditës së nesërme, do të kushtëzohen nga mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat përgjatë kufirit Lindor dhe zonave Juglindore. Pasditja dhe nata do të vijojnë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme ku kthjellimet mbeten dominante. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.