Moti për ditën e enjte, 26 mars 2020

Moti

oti ditën e nesërme parashikohet me vranësira mesatare, deri të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme në orët e paradites, fillimisht në pjesën veriperëndimore, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit me një intensitet të ulët.

Në Alpe parashikohen reshje të dobëta bore. Mjegull e mjegullinë do të ketë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi me shpejtësi 2-12 m/sek, erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-20 m/s përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.